Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, ka thënë se ai nuk ka ‘asnjë arsye’ të dyshojë në efikasitetin e vaksinës Sputnik V të prodhuar nga Rusia. Ai shtoi se Brukselit i duhet një larmishmëri e madhe vaksinash për të luftuar Covid-19.
Breton u pyet në konferencën për shtyp të së mërkurës në Bruksel nëse BE-ja duhet të shtojë Sputnik V në listën e saj të vaksinave në mënyrë që të sigurohet që blloku të përmbushë objektivin e tij të përhapjes së vaksinave.
Zyrtari u përgjigj se portofoli aktual i bllokut me katër vaksina të autorizuara ‘shpresojmë së shpejti’ të rritet në pesë.
“Sputnik është, sigurisht, ndoshta një vaksinë e mirë, sepse unë mendoj se rusët janë shkencëtarë mjaft të mirë. Dhe, sigurisht, nuk do të kisha ndonjë arsye për të dyshuar në të.” – tha ai.
Breton shpjegoi se është e rëndësishme për Evropën që të ketë lloje të ndryshme të vaksinave në dispozicion në mënyrë që të përfundojë fushatën e imunizimit të kontinentit deri në fund të verës.
Brukseli u trondit kur firma farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca ndërpreu shpërndarjen e planifikuar të vaksinave nga 90 milionë doza në tremujorin e parë të 2021 në 40 milionë dhe më vonë në 30 milionë.
Disa shtete të BE, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë, pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca / Oxford në fillim të kësaj jave, pasi raportet se njerëzit kanë zhvilluar mpiksje gjaku pasi u është bërë vaksina.