Vendosni fjalën kyçe....

Thellohet tragjedia në Fier/ Irvana Hyka ishte në pritje të fëmijës së tretë, u godit 31 herë me thikë


Detaje akoma më të rënda janë zbuluar lidhur me tragjedinë e ndodhur në një familje në Fier, ku burri akuzohet për vrasjen e gruas, duke e goditur jo një por mbi 30 herë me thikë.

28-vjeçarja Irvana Hyka mësohet se ishte 6 javëshe shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit, duke e thelluar akoma më shumë tragjedinë.

Xhaxhai i viktimës është shprehur se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin.

“Unë jam xhaxhai. Di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e kemi marrë në mënyrë private dhe nga televizioni.”– tha zotëria për kamerat.

Irvana Hyka dhe Demokrat Medinaj ishin martuar me mblesëri dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa Irvana ishte në pritje të fëmijës së tretë.

Çifti kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe më pas bashkëshorti dyshohet se e ka qëlluar 31 herë me thikë duke i marrë jetën. Krimi makabër ka ndodhur në sy të fëmijëve. Medinaj është larguar nga vendngjarja menjëherë pas vrasjes dhe policia ende është në kërkim të tij./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *