Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç provokon, poston hartën e Kosovës me flamurin serb


Nga trazirat e marsit të 2004-ës mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë derisa qindra të tjerë u lënduan.

Por, Presidenti i serbëve, Aleksandar Vuçiç, po e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por nuk harron dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe morëm çdo mësim në të cilin ishim humbës. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër”, ka shkruar Vuçiç në Instagram të mërkurën.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar sot duke thënë se ky është një agresion nga Vuçiç që duhet dënuar.

“Kjo nuk është një llogari e rreme. Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Serbisë. Harta në fotografinë më poshtë është e Kosovës. Ky është një agresion verbal serioz dhe duhet të dënohet si i tillë”.

Reagime pati edhe nga qytetarë në rrjete sociale që kërkuan t’i bëhet “report” faqes së Vuçiçit në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *