Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha , zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me personalitete të fushave të ndryshme në Gjirokastër.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se arsimi është lënë në heshtje dhe nuk është bërë asnjë investim serioz.
Kryedemokrati theksoi se me qeverinë e re do të marrë fund politizimi dhe përdorja e sistemit arsimor për pushtet.
“Si çdo fushë tjetër edhe tek arsimi qëllimi nuk ka qenë progresi, por pushteti. Anulimi i ligjit aktual dhe hartimi i një ligji bazuar në përvoja Evropiane është fokusi ynë. 26 miliard euro buxhet janë ndarë vetëm për teknologjinë e informacionit. Sot shohim se gjithçka ka mbetur e heshtur.
Arsimi ka një veçori sepse çfarëdo që të investosh cilësia nuk lidhet vetëm me mësimdhënien, por edhe se me çfarë cilësie kanë ardhur ata në arsimin e mesëm. Këtu do të marrë fund politizimi i mësuesve. Futja e politizimin ka shkatërruar administratën dhe një nga fushat që i ka vënë kazmën është arsimit”-deklaroi Basha.