Vendosni fjalën kyçe....

Basha viziton shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastër: Pas 25 prillit do e restaurojmë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, është ndalur në shtëpinë e Kokalarëve.

Pasi familjarët iu ankuan Bashës se kjo shtëpi është lënë në harresë nga qeveria, Basha u zotua se do ta restaurojë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Kemi punuar për ta bërë muze, pas vizitës që bëri Ambasadori Amerikan, u thanë e çfarë nuk u thanë, por ne dolëm në mes të katër rrugëve, në vend që të bëhej një monument. Pas kësaj, ka bërë vizitë zonja Duma dhe askush tjetër nuk është angazhuar, nuk është shtëpia ime, por e Musine Kokalarit.”– tha njëri nga banorët.

Basha tha se pas restaurimit që do t’i bëjë PD-ja, kjo shtëpi do të kthehet në një simbol force e rezistence ndaj një regjimi të egër siç ishte ai komunist, por edhe si frymëzim për gratë dhe vajzat shqiptare.

“Nuk më çudit, sepse shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson Musine Kokalari. Por kjo qeveri në ikje për të hedhur hirin e harresës e ka kollaj. Është një simbol jo thjesht i frymëzimit që ofron Gjirokastra, por është simbol i qëndresës. Një nga aktet më kurajoze që ka bërë një Shqipëri, është bërë nga Musine Kokalari kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë pararendëse e demokracisë, sepse këtu u instalua një regjim i egër.

Ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë. PO shkëlqen Kokalari, një social-demokrate, të cilën ne do duhet ta ngrinim në piedestal. Edhe sot ka një gjuhë urrejtje, përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptare për ndryshim. Nëse Kokalari nuk e pa shpresën e ndryshimit, të paktën gratë dhe vajzat e Gjirokastrës dhe Shqipërisë do ta ndezin dritën e shpresës.

Jo vetëm do e restaurojmë këtë monument, por do e bëjmë një pjesë të itinerarit turistik të Gjirokastrës. Marr çdo ditë telefonata, socialistët e ndershëm më thonë që do të votojnë PD. Vota e tyre për ndryshim do i bëjë mirë shqiptarëve, vendit dhe Shqipërisë.”- deklaroi kryedemokrati Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *