Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti amerikan pas fotos së Vuçiçit i bën thirrje presidentit të vet: Bideni t’ja bëjë të qartë se pavarësia e Kosovës nuk negociohet


Eksperti dhe gazetari amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar pas postimit të djeshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçicit, ku tregonte hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.

Ben Meir shkruan se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiçit. Madje ka edhe një kërkesë për presidentin amerikan Joe Biden, i cili sipas tij duhet të dërgojë një porosi të qartë tek Vuçiçi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negociimi.

“BE-ja dhe SHBA-ja duhet të dënojnë provokimin e Aleksandar Vuçiçit. Presidenti amerika

n duhet t ‘i dërgojë mesazh të qartë Presidentit të Serbisë se pavarësia e Kosovës kurrë nuk do t’ i nënshtrohet negociatave!”– shkruan eksperti dhe gazetari amerikan.

Alon Ben-Meir është gazetar, negociator ndërkombëtar, konsulent privat dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të Lindjes së Mesme në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të Neë York-ut.

Ai është një ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve Arabe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *