Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e Kobe Bryant padit policinë, shpërndanë foto nga skena e aksidentit me helikopter të burrit dhe vajzës së saj


Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant ka paditur policinë e Los Anxhelosit për pamjet grafike që kanë shpërndarë nga vendi i aksidentit ku humbën jetën bashkëshorti dhe vajza e saj vitin e kaluar.

Zonja Bryant ka publikuar emrat e oficerëve të policisë të cilët i akuzon për neglizhencë dhe shkelje të privatësisë.

Siç shkruan BBC, gruaja e të ndjerit thotë se policët u bënë fotografi të nëntë personave që vdiqën në përplasjen që ndodhi në Kaliforni, në janar të vitit të shkuar. Ajo pretendon se njëri nga oficerët ia tregoi një banakieri fotot e trupit të pajetë të burrit të saj, dhe të tjerët shpërndanë “fotografi falas të fëmijëve të vdekur, prindërve dhe trajnerëve”.

Ylli i basketbollit Kobe Bryant humbi jetën në një aksident me helikopter, së bashku me vajzën e tij dhe shtatë të tjerë të cilët i shoqëronin. Asokohe qarkulluan disa pamje nga aksidenti me trupat e pajetë, dhe Gazeta Los Angeles Times raportoi se pas një hetimi, ishte zbuluar se kishin qenë vetë oficerët ata që i kishin publikuar ato foto.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *