Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur dekretimin e 4 gjyqtarëve të rinj për në Gjykatën e Lartë.
Kim ka falënderuar Presidentin Meta që dekretoi menjëherë të Gjyqtarve ndërsa tha se KLGJ-ja duhet të viojë emërimet.
“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 4. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara“- shkruan Kim.