Kreu i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla thotë se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama lidhur me procesin e vaksinimit në Kukës,
Ky i fundit i ka thënë të parit, se u ka siguruar vaksinat e para për punonjësit e Shëndetësisë në Kosovë.
Sipas Sylës, bëhet fjalë për 500 doza të cilat punonjësit e shëndetësisë do t’i marrin në qendrën e vaksinimit në Kukës.
“NJOFTIM PËR PUNËTORET SHËNDETSOR
Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat, kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi.
Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë).”– shkruan Syla.
Mes të tjerash Syla shpreh falenderime për kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasanin.
“NA PRIFT E MBARA.”- shton ai.