250 punonjës shëndetësorë të Kosovës do të vaksinohen të shtunën kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë.
Ndërsa edhe 250 të tjerë do të marrin vaksinat në këtë qytet në ditët në vijim, njofton Klan Kosova.
“Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.
Aktualisht, në Kukës është duke u përgatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.