Vendosni fjalën kyçe....

Quajti Putinin “vrasës”, Erdogan kritikon Bidenin: Komente të papërshtatshme për një president


Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar presidentin amerikan Joe Biden, pas komenteve të këtij të fundit për homologun e tyre rus, Vladimir Putinin.

Siç shkruan Reuters, Erdogan tha se komentet e Bidenit për Putinin duke e quajtur atë “vrasës”, ishin “të papranueshme” dhe “jo të përshtatshme për një president”.

Në një intervistë televizive të transmetuar të mërkurën, Biden tha “PO” kur u pyet nëse ai besonte se Putini ishte një vrasës, duke bërë që lidhjet diplomatike mes dy vendeve të tensionohen më tepër. Putini më vonë u përgjigj se “ai që shan, është i sharë” dhe se Bideni mbase i kishte ato fjalë për veten e tij.

Ankaraja dhe Uashingtoni janë aleatë të NATO-s megjithëse Erdogan dhe Biden ende nuk kanë folur me njëri-tjetrin, që kur Biden u bë president.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *