Gjatë fjalës së tij në prezantimin e planit për shërbimet për qytetarët dhe biznesin, kryeministri Edi
Rama thotë se shqiptarët nuk duan të punojnë por të qëndrojnë në kafene, ndërkohë që në vend ka nisur ardhja e punëtorëve nga vende të tjera.
“Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.”- tha Rama, duke justifikuar numrin e madh të të papunëve në vend.