Vendosni fjalën kyçe....

Sherri me biznesmenin, Boçi reagon sërish: Telefoni është i imi, videos i mungon momenti kryesor


Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përsëri për përplasjen fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca në Labinot.

Pas videos tjetër që tregon se edhe ish-deputeti e ka goditur biznesmenin, Boçi jep versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se nuk e ka ndryshuar versionin, pasi pas sulmit fizik ndaj tij ai ka shkuar në Prokurori për ta kallëzuar atë penalisht. Boçi thotë se telefoni që shihet në video dhe që ai e merr në dorë, është i tiji pasi i ka rënë gjatë përplasjes dhe jo i Lucës sikurse pretendon ky i fundit.

“Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarr atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij.”– thotë Boçi.

Po ashtu ai ka shtuar se videos që po qarkullon në rrjet i mungon momenti i parë i përplasjes, ky ai pretendon se është sulmuar i pari nga biznesmeni.

DEKLARATA E BOÇIT

Ngjarja dihet, unë nuk kam ndryshuar version. Mbas sulmit fizik kundër meje, të filluar nga Lluca, unë i kam hypur makinës dhe kam shkuar drejt e në Prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave.

Pasi unë jam larguar Lluca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarr atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Lluca ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij.

Videso së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luciano Boçi. Ky moment është manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes.

Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq një borxhli i keq i saj. Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale dhe të denoncuar prej meje si kallëzim penal.

Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale, është dëshmi e arrogancës dhe sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend. Ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj inspektorin e Lartë të Dretësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes, dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik të këtyre provave.

Me zotin Lluca do shihemi në gjyq. Më vjen keq që instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im ndaj cënimit fizik prej tij, e befasuan atë. Ai erdhi të më rrah dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm. Me porositësit e Llucës më 25 prill do të flasë vota e shqiptarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *