Zhytësi i ajrit Dimitri Didenko humbi jetën para shikuesve të tronditur pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë një veprimtarie në Kampionatin Virtual Australian të Skydiving në Jurien Bay.
Ngjarja ndodhi në Perth të Australisë. Didenko, i lindur në Rusi, 30 vjeç, po garonte i vetëm në kategorinë e zhytjes së ajrit kur ndodhi tragjedia.
Dhjetëra shikues, mes të cilëve edhe miq të Didenkos ishin dëshmitarë të tragjesisë që ndodhi para syve të tyre. Ai u hodh nga një lartësi rreth 20 mijë metra, por teksa i afrohej tokës, paashuta e tij nuk u hap duke i kushtuar jetën.
Didenko ishte një parashutist i njohur dhe kishte kryer më shumë se 6,000 hedhjetë suksesshme. Një pajisje GPS e pajisur në përkrenaren e Didenkos, e cila regjistroi hollësitë e tragjedisë mund të përdoret gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor nëse do ketë një të tillë.
Federata Australiane e Parashutave ka premtuar një hetim të plotë, ndërsa një hetim po zhvillohet gjithashtu duke përfshirë Autoritetin e Sigurisë së Aviacionit Civil.