Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Sipas televizionit “News 24”, SPAK-u ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryeprokurorin.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse do jepej ky vendim nga gjykata Llallës do i zbritej 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.
Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.
Sjellim ndërmend se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë.