Vendosni fjalën kyçe....

Alaba në Spanjë? Real Madrid duhet të paguajë 20 milionë euro lojtarin, babain dhe agjentin e tij


Gazeta “ABC” zbulon për herë të parë shifrat për një marrëveshje mes mbrojtësit të Bajernit të Mynihut, David Alaba dhe Real Madridit.

Sipas kësaj gazete, klubi spanjoll do të duhet t’i paguajë 20 milionë euro agjentit të lojtarit, Pini Zahavi, babait George dhe vetë Alabas për të arritur marrëveshjen  mes palëve, pasi austriaku në merkaton e verës kalon me kosto zero.

Mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë për katër sezone, duke fituar 10 milionë euro për secilin prej tyre. Kjo marrëveshje, sipas ABC, është ende në letër dhe ka disa klube që shprehin interesimin për Alaba, përfshirë edhe Barcelonën.

PSG është në garë për të afruar mbrojtësin në Paris këtë verë. Sipas Sky Sport, klubi ka kontaktuar agjentin e David Alaba, duke i bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh në sezon nëse austriaku vesh bluzën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *