Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas vizitës në Berat: Në 8 vite Rama vetëm e rrënoi vendin, ndryshimi vjen më 25 prill


Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se në 8 vite kryeministri Rama e ka shkatërruar vendin dhe se më 25 prill do vijë ndryshimi i madh.

Basha e bëri deklaratën në Facebook pas vizitës në Berat ku shton se gjithë vendi pret ndryshimin e madh.

Kryedemokrati thekson se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën po për shqiptarët.

“Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen. Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua. Këto zgjedhje janë për shqiptarët! Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!” – shkran Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *