Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Mond Çekiçit në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit: Gjithçka ndodhi në 20 sekonda


Është zbardhur dëshmia e shoferit të Mond Çekiçit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Durrës.

Sipas tij, në çastin që ka parë armën e personit në mjetin që i kishte zënë rrugën, është hedhur nga mjeti dha ia ka dhënë vrapit. Edmond Koçi (Mond Çekiçi) u qëllua për vdekje në mjetin e tij mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.

Autorët e ngjarjes kanë qenë të veshur me rroba ushtarake dhe me kapuç të zinj dhe kanë qëlluar mbi viktimën me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 16 të Durrësit.

“Po udhëtonim me makinë, ku në rrugën e Drejtorisë vendore të arsimit në Durrës u konstatua një automjet benz me ngjyrë të zezë që thuajse kishte zënë rrugën dhe në këto kushte ndalova mjetin për ti thënë çfarë po ndodh. Ndërkohë Çekiçi hapi derën e makinës dhe ai për të folur me 2 personat që gjendeshin në mjetin tjetër. Sapo pash armën u hodha nga makina dhe ia dhashë vrapit ndërkohë që personi i dytë që gjendej në Benz ka shkarkuar karikatorin në drejtim të Çekiçit duke e vrarë në vend. Të dy autorët mbanin në kokë kapuçë dhe shalle duke maskuar mirë një pjesë të fytyrës. Gjithçka është zhvilluar për punë 20 apo 30 sekondash.” – thuhet në dëshminë e shoferit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *