Një festë tradicionale ruse për kremtimine ardhjes së pranverës shkon keq teksa dordoleci shpërthen në flakë duke i vënë flakën edhe intepretuesit.
Ngjarja ndodhi në rajonin e Leningradit dhe është bërë virale në internet, pasi djegia tradicionale e një dordoleci gjigant gati sa u shndërrua në një katastrofë kur ai shpërtheu, duke rrezikuar të shkrumbojë interpresuesin që merrte pjesë në shfaqje.
Djegia e një dordoleci është një pjesë e festivalit vjetor Maslenitsa, një festë e krishterë ortodokse, festuar në javën e fundit para Kreshmës.
Në të gjithë Rusinë, qytete dhe fshatra ndërtojnë një figurë dordoleci në sheshin qendror, që digjet ceremonialisht në ritualin që simbolizon fundin e dimrit.
Njëri nga burrat që kishin për detyrë ta ndezin dordolecin u përfshi menjëherë në flakë, por fatmirësisht shpëtoi pa dëme të rënda.