Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 43-vjeçari


Një shtetas me banim në Durrës i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit të marrë në Itali nga Gjykata e Padovas për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “përdhunim” është arrestuar nga Interpol Tirana.

Në pranga ra shtetasi me iniciale “G. (D) Gj 43-vjeç me banim në Durrës.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi“, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *