Vendosni fjalën kyçe....

“Jo diktaturë” – Trazira në Holandë në protestat kundër kufizimeve Covid-19 (Video)


Policia e Amsterdamit përdori makinat ujëhedhëse dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të shpërndarë mijëra qytetarë që ishin mbledhur të për protestuar kundër kufizimeve Covid-19.

Mitingu kundër bllokimit ndodhi të shtunën në Museumplein të Amsterdamit, një hapësirë ​​e gjelbër e hapur ku ndodhen tre muzetë kombëtarë.

Protesta u zhvillua pa leje nga komuna, kështu që policia u detyrua të ndërhyjë duke kërcënuar fillimisht qytetarët që ishin tubuar. Megjithatë ata nuk u tërhoqën duke bërë që policia të ndërhyjë me forcë. Disa nga protestuesit ishin të veshur me rroba mjekësore ose uniforma ushtarake, megjithëse u panë edhe veshje më ekzotike.

Shumë prej tyre sollën çadra shumëngjyrëshe, të cilat dolën se ishin të nevojshme duke marrë parasysh që policia përdori makinat ujëhedhëse për të qëlluar mbi protestuesit. Turma hodhi parrulla si ‘Dashuri, liri, jo diktaturës’ dhe ‘Ju kurrë nuk do të ecni vetëm’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *