Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja zgjedh kryesinë e re, mbetet jashtë Agim Veliu


Shqipe Mjekiqi, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në të cilën është zgjedhur edhe kryesia e re e partisë.

Lajmin e konfirmoi për mediat, Imri Ahmeti, i cili është zgjedhur sekretar i përgjithshëm.

Vendimet e reja në LDK pasojnë zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të ri nga ana e kuvendit të partisë, më 14 mars.

Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, erdhi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat kjo parti regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12 për qind të votave, gjë që çoi edhe në dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së.

Jashtë kryesisë ka mbetur edhe ish-ministri i brendshëm Agim Veliu dhe njëkohësisht nënkryetar i LDK-së.

Kryetar Lumir Abdixhiku

Nënkryetar: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi

Sekretar: Imri Ahmeti

Anëtarë:

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Forumit Rinor: Fidan Rekaliu

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *