Godina e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Bulevardin Zog I është prishur ditën e sotme. Materniteti është shpallur Monument Kulture i Kategorisë II, ndërsa është e paqartë mënyra e ndërhyrjes dhe kush e ka dhënë lejen për prishjen e fasadës.
Sipas asaj që shkruhet në tabelën që prezanton projektin, prishja do bëhet për të mundësuar rikonstruksionin e godinave të këtij materniteti si dhe ndërtimin e një godine të re me tre kate.
Vlera e këtij projekti është rreth 4.7 miliardë lekë ndërsa kohëzgjatja e punimeve është 3 vite.
*Foto Credit: Faqja Forumi i Trashëgimisë Kulturore në Facebook