Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon fushatën e Bashës: Vazhdon harbimi i dasmorëve, sillet rrugëve të vendit si Borati


Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të qarkut Kukës, nuk ka lënë pa ironizuar mënyrën sesi PD-ja dhe Lulzim Basha kanë zgjedhur të bëjnë fushatën nëpër qytetet e Shqipërisë.

Kryeministri tha se Basha sillet rrugëve të vendit si Borati ndërsa militiantët me flamuj dhe brohoritjet i ka cilësuar “harbim të dasmorëve”.

Vazhdon harbimi i dasmorëve në Shqipërisë. Që medemek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane njerëzit e nuses. Skema e njohur. Në drejtimin tonë nuk është problem, problemi është që të ruajmë shëndetin, të mos biem në këto nivele. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon të drejtojë vendin të sillet rrugëve të vendit si Borati. Një situatë që do ishte komike nëse s’do ishte e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Është për të ardhur keq.”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *