Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nëse nuk i japin vaksina Kosovës do i vaksinojmë 11 mijë punonjësit shëndetësore


Kryeministri Edi Rama duke ndjekur vaksinimin e 500 punonjësve të mjekësisë të Kosovës, në Kukës deklaroi gatishmërinë për të vaksinuar të gjithë mjekët dhe infermierët nëse nuk disborsohen vaksina në Kosovë.

Rama tha se kompanitë e vaksinave nuk lejojnë që të nxirren dozat jashtë shtetit me të cilin është lidhur kontrata.

Jemi të gatshëm që të kontribuojmë Duhet ta dini që kontratat me kompanitë e vaksinave janë stritike dhe nuk e lejojnë rieksportonim. Një kontratë që nën kupton ardhjen e një sasie nga një vend dhe nuk mund të përdoret për të nxjerrë pjesë të kësaj sasie në një vend tjetër. Ndaj nuk e nxorëm asnjëherë emrin e atij shtet miku, për të mos futur në sherr atë vend mik me kompaninë. Sekret nuk mund të bëhej dhe do të kishim penalitete të forta. Kam thënë që; hajdeni në Kukës, ku në fund të fundit është një vend i përbashkët. Përtej faktit se jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është e natyrshme që Kukësi të funksionojë si pikë e përbashkët. U vonua pak pala tjetër, por më mirë kështu. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd. Ai loz me kukulla në Facebook.” -tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *