Një enë antike e rrallë kineze shekullit të 15-të, e gjetur në oborrin e një shtëpie është shitur për 721,800 dollarë në ankand.
E blerë për vetëm 35 dollarë afër New Haven në SHBA vitin e kaluar, tasi i vogël me lule blu dhe të bardha u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming.
Ndërsa shtëpia e ankandit nuk e ka zbuluar identitetin e shitësit, shefja e Departamentit të Artit Kinez, Angela McAteer, zbuloi se njeriu që gjeti tasin ‘nuk bëri pazar me çmimin e kërkuar prej 35 dollarësh.