Vendosni fjalën kyçe....

U deklarua i vdekur pas cunamit në Indonezi të vitit 2004, familja e gjen pas 16 vitesh në një spital psikiatrik


 

Një oficer policie i cili ishte shpallur i vdekur pas cunamit në Indonezi në vitin 2004 është gjetur i gjallë 16 vite më vonë, pasi thuhet se kishte kaluar gjithë këtë kohë në një spital psikiatrik, pas trauma ve që kishte pësuar.

Abrip Asep ishte në krye të detyrës kur një cunami goditi Indonezinë në Ditën e Boksit në vitin 2004, tha familja e tij.

Familjarët e tij besuan se ai ishte në mesin e më shumë se 230 mijë njerëzve që ishin vrarë kur valët deri në 30 metra të larta përfshinë Azinë Juglindore.

Por 16 vite më vonë, sipas medieve lokale të cilave u referohet Daily Mail, Asep është gjetur dhe ribashkuar me familjen e tij pas gati dy dekadash larg njëri-tjetrit.

Një i afërm tha: “Nuk mund ta besoja, 16 vjet pa lajm dhe menduam se ai ndërroi jetë, nuk e dinim se ishte akoma gjallë.”

Policia lokale konfirmoi se njeriu i gjetur në spitalin psikiatrik ishte Abrip, i raportuar si i zhdukur gjatë cunamit dhe më vonë i shpallur i vdekur.

Një zëdhënës i Policisë Rajonale tha: “Edhe pse ai po përjeton sëmundje mendore për shkak të cunamit, familja e tij është shumë mirënjohëse që e gjetën atë të gjallë.”

Është e paqartë se pse familja e tij nuk u njoftua se ai ishte në spitalin psikiatrik. Kombi i arkipelagut të Indonezisë ishte vendi më i goditur në Azinë Juglindore kur tërmeti i Oqeanit Indian u pasua nga një cunami në 26 dhjetor të vitit 2004. Cunami ishte efekti i një tërmeti nënujor, nga i cili humbën jetën të paktën 16 mijë njerëz, një numër i cili mendohet të jetë akoma më i lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *