shkoderDy vëllezërit Genti e Marjan Doçi, që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, janë kushërinj me Gentian Doçin, një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz, ngjarje e ndodhur në datën 17 janar 2020.
Gentian Doçi kërkohet edhe nga drejtësia italiane pasi akuzohet për trafik kokaine.
Vëllezërit Genti e Marjan Doçi po udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ pa targa në fshatin Bardhaj, kur janë qëlluar me armë.
Ata u dërguan menjëherë në spital ku paraqiten jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes.