Një makinë është gjetur e djegur sot në Katund të Durrësit dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm ku mbeti i vrarë Edmond Koçi.
Policia thotë se i djegur është një mjet tip “Benz” me targa të vjedhura.
“Në lidhje me informacionin e mësipërm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët”-thotë policia.
Edmond Koçi u vra ditën e sotme në lagjen nr.16 të Durrësit dhe njihet si anëtar i bandës së Lulzim Berishës.
Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i Edmondit për te pyetur çfarë po ndodh.
Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.