Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit në Fier


Është arrestuar autori i dyshuar i ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit në Fier. Ai është Albert Zaja i cili është arrestuar në Nikël të Fushë-Krujës.

Gjatë arrestimit mësohet se Zaja ka qenë i armatosur por nuk ka bërë rezistencë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 shkurt 2021 në Sheq, ku Kastrati u qëllua me dy plumba brenda makinës së tij, njëri prej të cilëve në kokë. Ai u qëllua nga një mjet ‘Range Rover’, i cili u gjet më pas i djegur në Fushë Krujë.

Përveç Albert Zajës, në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorët e tij, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka.

Para disa javësh, RENEA zhvilloi disa kontrolle të befta e të imtësishme në kompleksin ‘Arbëria’, në Laç. Gjatë kontrolleve, brenda një kasolleje pranë kompleksit u gjet një pistoletë e markës ‘Glock’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *