Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates u bën thirrje njerëzve të hanë mish sintetik për të shpëtuar planetin


Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i hodhi poshtë teoritë e ‘çmendura’ të konspiracionit për veten e tij, rrjetin 5G dhe vaksinat e koronavirusit gjatë një seance ‘Ask Me Everything’ në Reddit, ku ai promovoi librin e tij të ri dhe u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën që të ushqehen me mish sintetik.

Gates iu përgjigj pyetjeve nga ndjekësit e rrjetit Reddit gjatë një interviste në rrjet të premten. Teksa pyetej lidhur me rrjetin 5G apo mikroçipat e pretenduar në vaksina, ai tha se kjo është thjesht një çmenduri.

‘E gjithë gjëja rreth 5G dhe mikroçipave është goxha e çmendur. Pse do të doja ta bëja atë?’ – tha ai.

Gates më vonë tha se ‘lajmet e rreme’ dhe ‘dezinformimi’ në internet është një ‘çështje e rëndësishme’, duke vërejtur se ‘disa informacione të rreme janë më interesante sesa e vërteta, kështu që kanalet dixhitale duket se zmadhojnë jehonën e tyre me fakte të rreme’.

Miliarderi gjithashtu shfrytëzoi rastin për të lartësuar cilësitë e mishit sintetik, duke e promovuar atë në disa përgjigje të ndryshme si një ‘produkt të gjelbër’ dhe një mënyrë për të zvogëluar ‘çlirimet e karbonit’.

Ai ka përshëndetur vazhdimisht mishin artificial në të kaluarën, duke sugjeruar së fundmi se ‘të gjitha vendet e pasura’ duhet të kalojnë te ‘mishi 100 përqind sintetik për të mirën e planetit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *