Zona të tëra në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike. Mesa duket shkak për këtë është bërë një defekt në nënstacionin rajonal të OST-së, duke lënë pa drita Paskuqanin, Bathoren dhe një sërë zonash në kryeqytet. Të paktën kështu bën të ditur OSHEE përmes një njoftimi për mediet.
“Për shkak të një defekti në NST Rajonal të OST, kanë mbetur pa energji disa fidera 20/kV që furnizojnë me energji zonat:
Rruga ‘Siri Kodra’, rruga ‘Bajram Curri’, rruga ‘Mine Peza’, Rruga ‘8 Marsi’, rruga ‘Mehmet Brocaj’, rruga ‘Ferit Xhajko’, rruga ‘Gjon Buzuku’, rruga ‘Ibrahim Buzhiqi’, Rruga ‘5 Maji’, Medreseja, rruga ‘Niko Avrami’, Allias, rruga ‘Halil Beka’, Rruga ‘ Besa’, ‘Rruga e Dibres’, Bathore.”– thuhet në njoftim.
Grupet e OST-së e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentë.