Të tjera detaje janë bërë me dije lidhur me ekzekutimin e Edmond Koçit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kaluar në Durrës.
Sipas “News 24”, lidhur me ngjarjen janë shoqëruar rreth 23 persona, mes tyre edhe të afërm e të dyshuar.
Po ashtu, policia mësohet se ka gjetur në vendngjarje 30 gëzhoja automatiku. 40-vjeçari, i njohur edhe si Edmond Çekiçi mbeti viktimë e një atentati pranë Zyrës Arsimore në qytetin bregdetar.
Autorët e krimit kanë qenë të vedhur me kapuç në kokë dhe me shall, për të mos u njohur.
Në momentin kur ata i kanë prerë rrugën automjetit në të cilin lëvizte Çekiçi, shoferi i këtij të fundit është larguar me vrap, sapo ka parë që njëri prej autorëve ka nxjerrë armën.
Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës pasi ai dyshohet se ka qenë pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa njihet edhe si mik i Emiliano Shullazit.