Një në dy austriakë parapëlqen të mos e thotë hapur mendimin e tij, pjesërisht për shkak të frikës se do të etiketohen si ‘konservator’, tregon një studim i ri, teksa qytetarët e vendit po bëhen më të kujdesshëm ndaj korrektësisë politike ‘të ekzagjeruar’.
Një nevojë në rritje për të mbikëqyrur atë që thonë të tjerët, duket se po u ‘cingris nervat’ shumë austriakëve, zbuloi një studim i porositur nga gazeta Der Standard. 57 përqind e të anketuarve thanë se ata janë lodhur duke u ‘diktuar gjithnjë e më shumë’ ndaj asaj që mund dhe nuk mund të thonë.
Më shumë se gjysma e austriakëve gjithashtu thanë se ata shpesh preferojnë të mos i shprehin mendimet e tyre më të diskutueshme publikisht, ndërsa pranojnë se shumë nga bashkëqytetarët e tyre bëjnë të njëjtën gjë.
Sipas Der Standard, mbështetësit e partisë liberale ose të Gjelbrit ndiejnë shumë më pak presion shoqëror dhe janë shumë më të prirur të bëjnë publik opinionet e tyre sesa mbështetësit e Partisë së Lirë së Austrisë (FPO) të krahut të djathtë, të cilët janë më ngurrues.