Incidentet politike duket se janë zhvendosur në qytetin e Fierit.
Policia ka njoftuar se këtë mëngjes janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike atje.
Bëhet fjalë për zyrat e Partisë Socialiste dhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“Sot rreth orës 03:00, në lagjen ‘1 Maj’ Fier, në rrugën ‘Jani Bakalli’ dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.”– njofton policia.