Ky është momenti kur një hajdut u pikas me kokën në kangjella, ku ai kishte mbetur i bllokuar për më shumë se dy orë e gjysmë.
Burri po përpiqej të ngjitej përmes një hekuri metalik i cili mbronte oborrin e një prone në Morelia, në Meksikë.
Sipas dëshmitarëve u deshën më shumë se dy orë që shërbimet e urgjencës të mbërrinin në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët e filmuan burrin me kokën dhe njërin krah mbi rrjetën metalike. Ai ishte duke u përkulur në një kënd të vështirë me këmbët në majë të një muri betoni. Nuk është e qartë se si ai kishte ngecur aty.
I dyshuari u shpëtua nga tre oficerë policie të cilët prenë shufrat e hekurta por në fund e vunë në pranga.