Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 12 vjet burg për mashtrim, arrestohet 66-vjeçari në Shkodër


 

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 66-vjeçar në qytetin e Shkodrës, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Prend Kola, i cili është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit në kryeqytet, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

“Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit  midis Policisë të Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, u bë e mundur kapja në Shkodër e 66-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale ‘Mashtrimi’, me pasoja të rënda.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *