Një burrë kanadez, i përfshirë në një betejë ligjore për të drejtën e tij për të kundërshtuar trajtimin hormonal për fëmijën e tij adoleshent trans, thuhet se është burgosur dhe i është refuzuar dorëzania për shkeljen e një urdhri që e ndalon atë të flasë me mediat për çështjen në fjalë.
Robert Hoogland iu mohua lirimi me kusht nga Gjykata Supreme e Vancouver të premten dhe do të qëndrojë në burgun e North Fraser, sipas faqes së lajmeve Post Millennial.
Ai u arrestua këtë javë pasi kishte thyer urdhrin e gjykatës, për shkak të shkeljes së tij të vazhdueshme të një urdhri që kufizonte deklaratat e tij për mediat lidhur me fëmijën e tij transgjinor. Hoogland zhvilloi një betejë të gjatë, duke mbrojtur të drejtën e tij për të thënë nëse terapia hormonale që ndryshon jetën mund t’i ofrohet një të mituri pa miratimin e prindërve.
Në moshën 12 vjeç, ‘Maxine’ (jo emri i vërtetë i fëmijës), të cilit i ishte caktuar gjinia femërore që në lindje, u përpoq të gjente vendin e saj në jetë, duke përfshirë identitetin e saj gjinor. Këshilltari i saj i shkollës sugjeroi që ajo mund të jetë transgjinore, duke e referuar atë tek një mjek dhe duke i thënë shkollës që ta trajtojë atë si një djalë.
Në moshën 14 vjeç, adoleshentja po identifikohej si një mashkull i bllokuar në një trup femëror dhe ishte e etur për të filluar terapinë me hormone.
Nëna ishte mbështetëse e vendimit, por Hoogland – i cili ishte ndarë nga pjesa tjetër e familjes por ndau kujdestarinë mbi fëmijën – ndjeu se gjërat u nxituan.
Ai tha se do të ishte mirë që një vendim i tillë të merrej pas disa vitesh kur vajza e tij të ishte më e pjekur e më e përgatitur për të marrë një vendim të informuar në lidhje me një procedurë që do i ndryshonte jetën.
Formulari i pëlqimit që ai nuk pranoi të nënshkruajë tha se hormonet mund të rezultojnë në komplikime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, goditjet në tru ose diabetin e fertilitetin.