Vendosni fjalën kyçe....

Maradonës i falet gjoba prej 34 milionë eurosh për mospagim taksash në Itali…pas vdekjes


Ikona e vdekur e futbollit Diego Maradona i ka shpëtuar një fature gjigante taksash prej 34 milionë eurosh katër muaj pas ndarjes nga jeta.

Ish-kampioni i botës në vitin 1986 me Argjentinën i shpëoi gjobës pasi një gjykatë italiane hodhi poshtë çështjen që daton nga 30 vjet më parë.

Maradona u njoftua për një faturë të papaguar taksash me vlerë 2.5 milionë euro në vitin 1991 gjatë kohës kur luante me Napolin në kampionatin italian.

Por vit pas viti, gjobës iu shtuan edhe kamatvonesat duke e çuar vlerën e saj n 34 milionë euro. Ylli i Argjentinës, i cili luajti në Napoli midis viteve 1984 dhe 1991, iu sekuestruan vathët dhe një orë Rolex gjatë një vizite në qytet në vitin 2006.

Gjykata e Lartë Italiane vendosi të mërkurën që Maradona ishte i kualifikuar për një amnisti tatimore të vitit 2013, duke çuar në pushimin e çështjes.

Maradona më herët kishte ngritur një sfidë ligjore kundër akuzave për mashtrim tatimor.

Maradona vdiq papritur nëntorin e kaluar pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij jashtë Buenos Airesit, vetëm disa javë pasi kishte kryer një operacion urgjent në tru për të trajtuar një hematomë subdurale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *