Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur më lagjen ‘Mark Lula’ ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi Mikel Fusha.
Ai është qëlluar në këmbë brenda një lokali pas një konflikti.
I plagosuri është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.