Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Shkodër, nëna e të lënduarit: Policia ishte në dijeni të sherrit të ndodhur para një jave (Video)


Nëna e Mikel Fushës, të riut që u plagos mbrëmjen e sotme në Shkodër ka pohuar se policia ka qenë në dijeni të përplasjes së djalit të saj dhe autorit të dyshuar.

Ajo ka thënë Elvis Lekndreu është konfliktuar me të birin një javë më parë duke thyer tavolinat e karriget e lokalit.

Fusha u qëllua në këmbë në lokalin e tij dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku është jashtë rrezikut për jetën.

“Para një jave djali u konfliktua me autorin. Para një jave autori theu tavolinat e lokalit të Mikelit. Policia ishte në dijeni të ngjarjes dhe sot autori erdhi sërish ne lokal me disa shokë. Telefonova policinë, por ai e paska pasë plagosë me armë. Ne i shkuam edhe familjes së Lekndreut dhe i kërkuam të na e largonte djalin nga lokali.” – tha ajo për mediat.

Njoftimi

“Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30,  në lagjen ‘Mark Lula’,  Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit  është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet  se autori i plagosjes është  shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *