Protestuesit denoncuan një projektligj të diskutueshëm që synon të mbrojë identitetin e oficerëve të policisë, ndërsa ata u mblodhën jashtë ndërtesës së Senatit Francez në Paris. Qeveria ka pohuar mbështetjen e saj për legjislacionin.
Njerëzit mbanin flakadanë të ndezur dhe pankarta që thoshin: ‘Kamera ime kundër shkopit tuaj.’
Ata bërtisnin parulla anti-policore dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin.
Projektligji i Sigurisë Globale, i prezantuar nga partia në pushtet e Presidentit Emmanuel Macron vitin e kaluar, do të ndalonte shfaqjen e fytyrave të policëve në detyrë ‘me qëllim të dëmtimit të integritetit të tyre fizik ose psikologjik’. Qeveria këmbëngul se masa është e nevojshme për të mbrojtur policinë kundër shkelësve të ligjit.
Projektligji, i cili gjithashtu do t’i jepte policisë më shumë kompetenca për të përdorur pamjet CCTV dhe pamjet e dronëve, u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit të vendit në nëntor dhe shkoi në Senatin Francez të martën, ku do të diskutohet.
Kjo nuk është protesta e parë kundër projektligjit polemizues.