Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në banesën e punonjësit të SHISH-it në Burrel


Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në katin e parë të një pallati në qytetin e Burrelit.

Sipas gazetës Panorama, sasia e lëndës plasëse është vendosur në derën e banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk ka njerëz të lënduar.

“Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i secilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punën për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *