Kosova ka regjistruar një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19.
16 pacientë kanë humbur jetën në spital duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1776.
Për sa u përket rasteve të reja nga 5049 analiza të kryera janë gjetur 827 raste të reja me koronavirus.
Prej javësh Prishtina zyrtare raporton shifra të larta viktimash e të prekurish nga Covid-19.