Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30 viktima dhe 457 raste të tjera të COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 119.828, ndërsa numri i vdekjeve në 3.503.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 700 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 101.474 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 591.958 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.682 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 14.851.