Vendosni fjalën kyçe....

344 raste të reja dhe 8 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë publikoi buletinin me shifrat e 24 orëve, sipas të cilave janë 1714 persona të vaksinuar për COVID-19, 1993 testime, 699 të shëruar, 344 raste të reja dhe 8 humbje jete.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1714 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 344 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës,  Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani,  1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Mars 2021)
Raste të reja ditore     344
Të shëruar në 24 orë     699
Të shtruar në spitale    399
Humbje jete në 24 orë  8
Testime ditore          1993

Testime totale       534,789
Raste pozitive       121,544
Raste të shëruara     85,846
Raste Aktive          33,553
Humbje jete             2145

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    22823
Fier       2642
Durrës    1476
Vlorë      1364
Shkodër     1276
Gjirokastër 1228
Korçë      794
Lezhë      637
Elbasan   463
Kukës     341
Dibër     337
Berat       172

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *