Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Një nënë dhe fëmija i saj i mitur janë përplasur nga një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 55-vjeçare.
Nënë e bir po rrinin në trotuarin buzë rrugës ‘Don Bosko’ kur janë marrë përpara nga makina.
mituri është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende ndërsa drejtuesja e mjetit me iniciale A.P. është shoqëruar në polici.
Njoftimi
“Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”
*Video Credit: JOQ