Vendosni fjalën kyçe....

Artan Lame: Basha bëri gënjeshtrën më të madhe, deklaratat e tij për pronat ishin marrëzi


Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka sulmuar sot programin e demokratëve për Pronat.

Në një deklaratë për mediet, Lame tha se është marrëzi nga ana e PD-së, që të thuash se do anulosh ligjin për tju rikthyer pronat ish-pronarëve.

“E pashë me vëmendje programin e PD, ku në një anë pata një kënaqësi të brendshme se pashë që nuk kishin asgjë të re, por nga ana tjetër, për arsye elektorale, pretendohet që të rrëzohet dhe anulohet ligji 20/20. Vetë kryetari Basha e tha hapur këtë gjë në prezantimin për reformën e pronës në PD, që pikë e tyre ishte anulimi i ligjit 20/20.

Për fat të mirë këtë gjë nuk e tha ekspertja që foli pas tij, që është marrë me reformën, sepse e kuptonte ajo që është marrëzi ta thuash këtë gjë. Aty u duk që brenda PD, kryetari me eksperten ishin në përplasje me njëri-tjetrin, në atë që propozonin.

PD pretendon që do vazhdojë kthimin fizik të pronave të ish-pronarëve. Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund t’iu hidhet shqiptarëve dhe ish-pronarëve. Nuk mund të bëhet kthim fizik më, për arsyen e thjeshtë se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe jo 200 mijë km2.”- u shpreh Lame.

Gjatë fjalës së tij, Lame renditi arritjet e këtyre 7 viteve të fundit në procesin e legalizimit të pronave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *