Vendosni fjalën kyçe....

“Doktori i Amerikës” – Tanimë edhe një libër për fëmijë për Anthony Faucin


Dr. Anthony Fauci vitin e fundit ka marrë mjaft vlerësime në medie, çmime dhe lavdërime të pashembullta nga politika por nderimi më i fundit që po i bëhet është- një libër për fëmijë që i jep titullin “Doktori i Amerikës”.

Shtëpia Botuese “Simon & Schuster” ka në plan të botojë një libër me figura me biografinë e Faucit, të titulluar: “Dr. Fauci: Si një djalë nga Brooklyn u bë doktori i Amerikës”.

Libri është planifikuar të dalë më 29 qershor ndërsa promovimi i tij tashmë ka filluar në rrjetet sociale.

Moderatori i CNN-it Brian Stelter zbuloi në emisionin e tij të dielën: “Simon & Schuster në të vërtetë po boton një libër për fëmijë për Dr. Faucin … Kjo ju tregon diçka rreth medias kur Fauci merr librin e tij për fëmijë”.

Në të vërtetë, media e zakonshme ndihmoi që Fauci të kthehej në një hero kombëtar duke e intervistuar atë shpesh për Covid-19 dhe duke publikuar lavdërime për të, për të ndihmuar në portretizimin e Donald Trumpit si antagonisti në këtë pandemi, edhe pse ish-presidenti i ka ndjekur këshillat e tij në pjesën më të madhe.

Edhe 80-vjetori i lindjes së Faucit dhjetorin e kaluar ishte një rast i rëndësishëm politik saqë në Uashington u emërua si “dita e Anthony Faucit”.

Pandemia dhe përdorimi nga media i Faucit si një mjet politik e ktheu doktorin në një nga punonjësit më të zhurmshëm të qeverisë. Dhe që ta kuptoni se sa VIP është ai, për të ka jo vetëm libra, por edhe qirinj lutjesh, kukulla, zbukurime Krishtlindjesh, bluza e natyrisht edhe maska. Madje edhe çorape me shkrimin: “Ne besojmë tek Fauci”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *