Vendosni fjalën kyçe....

Kurti jep fjalimin e parë si Kryeministër: Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent


Albin Kurti ka dhënë fjalimin e parë si Kryeministër për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti gjatë fjalës së tij ka thënë se qeveria është zgjedhur për të shërbyer dhe qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent.

Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës”-ka thënë ai.

Kurti u zotua se do të jetë kryeministër që do të udhëheqë me besim dhe parime në të mirën e Kosovës, ndërsa pati edhe një porosi për deputetët e partisë së tij dhe kabinetit qeveritar.

Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ndërsa kabineti qeveritar ta merr pozitën si përgjegjësi”- u shpreh ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *